Skandal/ “E legalizojmë ne”, Inspektorët e IMT-së i kërkojnë 4 milionë lekë qytetarit! – Fiks Fare
09/04/2025 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tiranë, ku dy inspektorë të IMT-së, i kërkojnë një ryshfet prej 4 milionë lekësh të vjetra një qytetari. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Në vitin 2019 ai ka aplikuar në Bashkinë e Tiranës për hapësirë pronë publike, të hapësirës para dyqanit. Ka marr lejen dhe ka bërë me konstruksion metalik siç është. Ai regon se ka bërë një gabim se në leje xhami ishte 1.2 metra, kurse Iliri e bëri të gjithë faqen me xham. Në vitin 2023 në dyqan i shkojnë dy inspektorë, e pyesin për letrat dhe nuk i thonë asgjë. Ndërkohë, disa muaj më vonë i shkon një letër në dyqan nga përmbarimi për një detyrim që i kishte IMT-së. Masa ishte me gjobë, në asnjë vend nuk përmendej prishje. Pasi ka vijuar punën normalisht në janar të 2025 i shkojnë sërish dy persona nga IMT . "Më kanë kërkuar ryshfet 400.000 lekë të reja që të mos prishet objekti” thotë qytetari, teksa shton se në atë datë të dy personat nuk iu prezantuan me emër. Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e biznesit. Por, disa ditë më pas, në datën 2 shkurt 2025, dy inspektorët i shkojnë sërish në dyqan me një vendim prishjeje.Të nesërmen i erdhën disa inspektorë, madje edhe dy të parët me të cilët debatoi dhe i akuzoi se i kërkuan ryshfet. Vendimi i IMT-së u shty për një afat të pacaktuar, teksa tashmë Iliri iu drejtua Gjykatës Administrative ku dhe ka fituar një gjyq për pezullim të veprimeve të IMT-së.

Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Skandali/ Drejtoresha e Tatimeve kërkon fatura, hoteli i saj merr pagesa pa faturë
29/10 21:00
Deputetë në provim/ Saimir Korreshi i pari në test me 20 pyetje!
29/10 20:45
A mund t’i ndajmë hallet nga streset? Qytetarët e Krujës përgjigjen
29/10 20:30