Fiks Fare investigon hotelin “Take” në Borsh, të cilin banorët e lidhin me drejtoreshën e Tatimeve VIP, Erilinda Lala. Sipas verifikimit të emisionit, biznesi figuron në QKB në emër të babait të saj. Nëna e drejtoreshës merr 10 mijë lekë parapagim pa lëshuar faturë dhe pranon ta ulë çmimin e akomodimit nëse pagesa bëhet pa faturë.