Shpëtojnë mrekullisht / Me shpejtësi dhe semafor të kuq, aksidenti i frikshëm pas kryeministrisë
15/01/2021 15:22

14 janari regjistroi dy aksidentet të rënda në vend. Në rrugën e kombit, pranë Rrëshenit, u shuan katër anëtarë të familjes kosovare Avdiaj, të cilët do të dërgohen në Kosovë për t’u përcjellë për në banesën e fundit. E plagosur në këtë aksident mbeti vajza e mitur, Violeta 3-vjeçare, e cila u soll këtu në spitalin e Traumës. Gjendja e saj është e rënduar pasi ka marrë plagë të shumta në kokë, në pjesën e barkut dhe të kofshës. Familja Aviaj, ishte nisur nga Kosova në drejtim të Rinasit, pasi do të udhëtonin për në Zvicër aty ku kishin edhe vendbanimin e tyre, por rrugëtimi u pre në mes. Ndërkaq, në Tiranë, ndodhi një tjetër aksident, me një të plagosur. Drejtuesi i mjetit tip BMW, duke shkelur rregullat e qarkullimit, pasi kaloi me semafor të kuq, por edhe me shpejtësi tejet të lart, u përplas me mjetin tip Skoda, duke lënë drejtuesin e saj të plagosur. Fatmirësisht dy kalimtaret që po kalonin në vijat e bardha sipas të gjitha rregullave, shpëtuan nga goditja shumë e fortë e dy automjeteve, në një kryqëzim, ku pothuajse në çdo orë të ditës ka policët të qarkullimit për shkak se ai segment ndodhet pranë kryeministrisë, Ambasadës Italiane por edhe bulevardit kryesor. Sipas të dhënave të policisë rrugore, në vetëm 15 ditët e para të muajit janar, në vend janë regjistruar 66 aksidente, ku fatkeqësisht humbën jetën 11 persona. Ndërkaq, janë plagosur 70 të tjerë, gjashtë prej tyre më rëndë. Burime të policisë, thanë se shkaqet kryesor të këtyre aksidenteve kanë qenë kryesisht lagështira në rrugë, dhe mospërgatitja e drejtuesve të mjeteve për sezonin e dimrit, pasi kryesisht automjetet janë gjetur të dala nga rruga. Shkaqe të tjera, kanë qenë shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara si dhe përdorimi i alkoolit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06