Shkatërrohet pas dy vitesh, investimi 2 mln euro në Parkun e Kuçovës – Fiks Fare
29/05/2024 20:45

Në vitin 2022 u përurua Parkut Industrial në Kuçovë, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kostoja, bashkë me projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen shkoi në mbi 2 milionë euro. Por, vetëm 2 vite më pas, një pjesë e mirë e investimit u shkatërrua. Pista e tartarit për vrap dhe disa pedonale u prishën. Disa ditë më parë, emisioni “Fiks Fare”, transmetoi një video, ku pjesa pedonale ishte me gropa. Copa të pjesëve të gomuara ishin hequr nga projekti. Fiks Fare shfletoi dokumentet e tenderit, ku projektimi filloi në vitin 2018. Në fund të atij viti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi procedurën me objekt "Rikualifikim i Parkut Industrial Kuçovë”, me kohëzgjatje brenda 12 muajve nga data e fillimit të punimeve. Fondi limit i tenderit ishte 180 milionë lekë, por duke i shtuar edhe TVSH-në, projektimin dhe mbikëqyrjen, fondi shkoi në mbi 2 milionë euro. Parku përfundoi së ndërtuari në vitin 2022, ku kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka organizuar edhe koncerte në atë territor. Por, punimet e dobëta apo mos mirëmbajtja sollën shkatërrimin e trotuareve, pistës së vrapimit me tartar apo edhe të koshave të plehrave.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Korrik 2026
31/07 21:01
Monitorime/ Nervozohet i ftuari “S’mund të thuash çfarë them unë, sepse e them unë!” – Fiks Fare
31/07 21:00
“Kulla ka, vrojtues nuk ka!” Fiks Fare zbulon plazhet pa vrojtues dhe pa pajisje shpëtimi
31/07 20:45
Projekti më i ri i Luis Ejllit në Top Channel – Fiks Fare
31/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Korrik 2026
30/07 21:01
Monitorime/ “Gjetët patronazhistët në dollap?!” Batuta që shpërtheu në studio – Fiks Fare
30/07 21:00
“Implantet më shkatërruan kockën!” Pacientja denoncon dentistin: S’më kthen as paratë! – Fiks Fare
30/07 20:45
13.300 euro hak pune të papaguara, familja denoncon punëdhënësin në Francë – Fiks Fare
30/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 29 Korrik 2026
29/07 21:01
Monitorime/ “Fjalë burri’, por femrat e mbajnë fjalën si burrat – Fiks Fare
29/07 21:00
“Mos bëj kimioterapi!” Nutricionistja premton shërim të kancerit me laptop, kufje e shufër metali
29/07 20:45
Shqiptarët, llogaritarët më të zotë! Si arrijnë të shtyjnë muajin me rrogën apo pensionin?-Fiks Fare
29/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Korrik 2026
28/07 21:01
Monitorime/ Amvisa “Mua më kapni larg, makaronat afër se dukem e shëndosh!” – Fiks Fare
28/07 21:00
Fituan pas 9 vitesh gjyqin për licencën e transportit, qeveria nuk ua zbaton! – Fiks Fare
28/07 20:45
6 vjet duke jetuar me ujëra të zeza, zgjidhet problemi pas ndërhyrjes së Fiks Fare
28/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Korrik 2026
27/07 21:01
Monitorime/ Shefja: Dil xhiro nga “Myslym Shyri” kur s’të punohet – Fiks Fare
27/07 21:00
160 milionë lekë për rrugën Tamarë–Vukël, banorët “Po na bie mali mbi kokë!” – Fiks Fare
27/07 20:45
“Nuk po ia dal më!” Gruaja që mban mbi supe burrin, djalin e sëmurë dhe vjehrrën e verbër – Fiks Fare
27/07 20:30