Fiks Fare udhëton në Mirditë, ku dokumenton kanionet e Urakës dhe Zall Gjoçajt pa rrjedhë uji. Banorët denoncojnë devijimin e ujit drejt HEC-it dhe tregojnë se mungesa e tij ka tharë pemët dhe vështirësuar jetesën. Sipas një banori, nga 35 shtëpi dikur, sot vetëm dy janë të banuara. Administratori i kompanisë koncesionare pretendon se respektohet rrjedha ekologjike dhe se uji humbet për shkak të terrenit karstik. Por çfarë tregojnë pamjet e dokumentuara nga Fiks Fare?