Fiks Fare sjell rastin e një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor, e cila jeton me babanë e sëmurë në kushte të rënda. Bisedat dhe materialet e gjetura në telefonin e saj ngrenë dyshime për shfrytëzim seksual dhe shantazh me video intime. Shërbimi social e njeh rastin, por e reja mbetet pa kujdestari. Fiks Fare ka dorëzuar në polici mesazhet mes saj dhe personave të dyshuar dhe është në pritje të një përgjigjeje.