Rruga Qafa e Buallit–Martanesh është tenderuar dy herë për t’u asfaltuar, me një vlerë totale prej mbi 20 milionë eurosh. Por nga vëzhgimi i Fiks Fare, në segmentin prej 16 kilometrash nuk ka gjurmë asfalti. Pse nuk u përfundua asfaltimi pas tenderit të parë dhe përse u hap një tender i dytë? Fiks Fare sjell dokumentet dhe përgjigjet e firmës zbatuese dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar.