Një nënë që kujdeset e vetme për djalin e saj 11-vjeçar në spektrin autik kërkon ndihmë në Fiks Fare. Pasi policia konstatoi se i mituri mbahej i lidhur me zinxhir në këmbë, rasti u referua në Prokurorinë e Dibrës për keqtrajtim. Mes lotësh, nëna kërkon të mos i hiqet kujdestaria e të birit. Një histori që ngre nevojën për ndërhyrjen e institucioneve, mbrojtjen e fëmijës dhe mbështetjen e familjes.