Pas publikimit të rastit të Sarës në Fiks Fare, Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona. Sipas njoftimit të policisë, ata dyshohet se kanë përfituar nga gjendja e 27-vjeçares, ndërsa po punohet në bashkëpunim më prokurorinë për kapjen e personave të tjerë. Për rastin ka reaguar dhe Shërbimi Social në Durrës. Sara është dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit dhe më vonë pritet të dërgohet në një qendër sociale.