Dashamir Dema, emigrant në Itali prej 28 vitesh, denoncon në Fiks Fare se rezulton debitor për rreth 4 milionë lekë të vjetra ujë për një shtëpi në Manëz që nuk e ka pasur kurrë. Kjo debi e pengon të lidhë kontratën e ujit për banesën që ka blerë në Maminas. Pas interesimit të Fiks Fare, Ujësjellësi i Durrësit konfirmon se qytetari nuk ka shtëpi në Manëz, por shprehet se detyrimi figuron në sistem që prej vitit 2008 dhe nuk mund të fshihet pa u sqaruar rasti. Për zgjidhjen, qytetarit i kërkohet të ndjekë rrugën ligjore.