Pas denoncimeve të Fiks Fare për kushtet në konvikte, është larguar drejtori i Qendrës Rezidenciale Nr. 1, Olsi Shahini. Ndërkohë, Policia e Kufirit dhe Emigracionit ka nisur verifikimet në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas raportimeve për regjistrime fiktive dhe dyshimeve për trafik qeniesh njerëzore. Punonjësit e policisë kanë kërkuar informacion të detajuar dhe kanë marrë listën e plotë të studentëve të regjistruar. Fiksi rikthehet në konvikte për të ndjekur veprimet pas publikimit të investigimit.