Halla e një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor ngre dyshime se mbesa e saj shfrytëzohet nga burra të lagjes, kryesisht të moshuar. Ajo tregon se familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe se, megjithëse i është drejtuar policisë, situata ka mbetur pa zgjidhje. Fiks Fare sjell dëshminë e hallës dhe biseda të filmuara, ku të moshuar përmendin dhënien e parave në këmbim të aktit.