Shitje rekord në artkand, “vjeshta” e Vangjush Mios, piktura u shit për 12 mijë euro
23/10/2021 19:16

Programi Artkand ka mbërritur një shitje rekord në episodin e 29-të. Vjeshta, kjo vepër e vitit ’36 të Vangjush Mios, vaj në kanavacë, është shitur me vlerën 12 mijë euro. Vepra u publikua për herë të parë në programin tonë. Ajo paraqet peisazhin e një prej rrugëve të fushës së Korçës. Kjo nuk ishte e vetmja shitje, sepse edhe kjo Natyrë e Qetë e Alush Shimë, u shit me vlerën 3000 euro. Në program për herë të parë u pasqyrua kjo vepër e quajtur “Maskat” e autorit Gazmend Leka. Teknikë e përzier, 55×70 cm, viti 1989, çmimi 2000 euro. Kjo pikturë është një nga veprat e ciklit prej 300 vizatimesh, “Artistët e Rrugës”, krijuar në një vit aspak të lirë për artistët shqiptarë Aso kohë vepra ka qenë pjesë e një këndvështrimi absurd dhe jashtë normales. Sot është një vepër që shënon pikën e kthesës në historinë e zhvillimit të artit të Lekës. Si dhe Simon Rrota, u prezantua në program nëpërmjet tablosë së fshatit të tij të lindjes, Fshati Shkjezë, vaj në kompesatë, 50x30cm, me çmimin fillestar 9000 euro. Simon Rrota i përket tërësisht Shkodrës, duke pikturuar pothuajse gjithçka që nga tradita dhe kostumet popullore e deri tek rrugicat, njerëzit, portretet, pazarin. Nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit dhe të ftuar Genc Përmetin Artkand vjen çdo të shtunë në orën 11:00 live në ekranin e Top Channel.

Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32