Një mëngjes, jeta e një mësuesi përmbyset. Një akuzë për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje mjafton që ai të vihet përballë policisë, medias, opinionit publik dhe, mbi të gjitha, vetvetes. Ndërsa përpiqet të rindërtojë atë që ka ndodhur, kufiri mes fajit dhe pafajësisë, kujtesës dhe harresës, realitetit dhe përfytyrimit bëhet gjithnjë e më i paqartë.