Shembet rruga e re e “Salillarit”/ Çorovodë-Përmet, KLSH zbuloi shkeljen e projektit që në 2019
15/01/2021 15:04

Reshjet e fundit kanë zbuluar në shumë rrugë cilësinë e dobët me të cilën janë ndërtuar akset rrugore në vend. Një ndër segmentet që ka pësuar dëmtime të rënda është edhe ai Çorovodë – Përmet. Prilli i 2017-ës do të shënonte fillimin e punimeve për lotin e parë të kësaj rruge, një aks që do të ndërtohej nga kompania “Salillari”. Një segment me gjatësi rreth 5 kilometra dhe me një vlerë investimi prej 1.2 miliardë lekë apo rreth 10 milionë euro, i cili do të përfundonte në qershor të vitit 2019, para afatit të parashikuar. I trumbetuar asokohe si një aks me standarde të larta e që do t’i shërbente banorëve duke lidhur këto dy zona me potenciale për zhvillimin e turizmit, sot ato ndeshen me këtë situatë. Kompania Salillari ka tentuar të mbulojë çarjen e parë duke stukuar krisjen e asfaltit, por shembja e ka nxjerrë zbuluar. Standarde që janë vënë në dyshim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer në vitin 2019 mbi dosjen teknike të zbatimit të kontratës, ku konstatonte se mbushjet e larta të rrugës nuk ishin realizuar në sistemin qelizor dhe ishin pa masa mbrojtëse, siç ishin parashikuar në projektin fillestar. “Megjithëse janë bërë rishikime dhe përmirësime të projektit dhe është përdorur fondi rezervë dhe është realizuar shtesë kontrate në vlerë, qëllimi kryesor i projektit për të realizuar Lotin 1 të Segmentit Skrapar- Përmet, me të gjitha karakteristikat e kërkuara në projektin fillestar nuk është përmbushur plotësisht, ku mungon shtresa asfaltike, sinjalistika dhe punime të tjera të parashikuara”, thuhet në raportin e KLSH-së. Por, pas përfundimit të lotit të parë Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk u dhanë më detaje lidhur me pjesën e mbetur të rrugës prej 15 kilometra, që sipas studimit fillestar të kryer në vitin 2015 përllogariste një kosto prej 4 miliardë lekësh për këtë segment.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06