Tragjasi i vjetër, i harruar për më shumë se 62 vite, rikthehet në vëmendjen e studentëve të Arkitekturës. I djegur tri herë gjatë pushtimit osman dhe Luftës së Dytë Botërore, Tragjasi i Vjetër është i pabanuar prej më shumë se 6 dekadash, pasi banorët u shpërngulen diku më poshtë zonës, për të krijuar atë që sot njihet me emrin Tragjasi i Ri.