Rindërtimi/Rama në lagjen ‘5 Maji’, porosi të prerë Veliajt:Të punohet me tre turne, jo ‘po po’ kot…
28/01/2021 17:10

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në lagjen “5MAJI”, Tiranë, në kantierin e lagjes së vjetër periferike të kryeqytetit, e cila do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkollë, kopësht, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”. Ndërkohë Rama i ka bërë thirrje Veliaj se në kantieret e ndërtimit që do të ndërtohen pallate duhet të punohet me tre turne. Sipas Ramës nuk duhet të prishet cilësia e punimeve por duhet shtuar ritmi i punës, që familjet të strehohen sa më parë. Arben Ahmetaj: Sot opozita nxori pseudo programin e vet. Asnjë fjalë për Rindërtimin! Asnjë fjalë për Tërmetin. Do me thënë do t’i lënë njerëzit jashtë. Me atë logjikë, asnjë rresht. Do të thotë që njerzit që janë jashtë do ngelen jashtë. Edi Rama: Gjëja që kam merak është se këtu dhe tek kantieret e ndërtimit, për pallatet duhet të punohet me tre turne. Duhet të jetë taksative me tre turne, ditën natën. Ajo që ne duhet të kemi të qartë është që kemi në dorë që pa prishur cilësinë e punimeve duhet të përshpejtojmë procedurat e punës. Për këto blloqe. Tjetra është se në këto blloqe, puna duket se është cilësore ndryshon vlera e pasurisë në të gjithë zonënë. Edhe kombinati bëhen dy pole të qytetit. Jo vetëm që kanë banorë por kanë atraksione dhe pasuria rritet. E atyre që humbën shpitë dhe atyre që janë me prona e me shpi që janë pa leje por kanë bërë harxhime. Rritet dhe cilësia e jetesës komunitare. Ardhja e institucione, Agjencia e të ardhurave. Shkolla franceze e Teknologjisë. Zyra dhe aktivitetet biznesi. Kjo zallamahi do transformohet. Ti rrimë ditë natën punës pa pushim taksative me tre turne. Të vihet prozhektorët dhe të punohet me tre turne. Veliaj: Po, po. Rama: Jo po po. Të vihen prozhektorët dhe të punohet me tre turne. Po po thotë. Të fillohet. Veliaj: Ishin vetëm shirat anomalia.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06