Rama flet pas vaksinimit: Pfizer na konfirmoi dje, në shkurt 40 mijë vaksina të tjera
02/02/2021 11:20

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat, pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer, ka thënë se kompania amerikane ka konfirmuar furnizimin me vaksina. Sipas Ramës në muajin shkurt pritet të vijnë 40 mijë doza, për të vijuar vaksinimin sipas strategjive të ekspertëve. Më tej Rama është ndalur tek problematikat që janë shfaqur me furnizimin e vaksinave nga Pfizer në Europën, duke thënë se disa vende të BE po kërcënojnë me procese gjyqësore, por sipas tij dje në darkë është marrë konfirmimi se në Shqipëri do të vijnë 40 mijë dozat sipas kontratës. “Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë që patjetër duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimi ne kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti, mos harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike. Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit”, tha Rama duke shtuar se në shkurt do të vijnë 40 mijë dozat e tjera. “Dje në darkë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mes të shkurtit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të tjera të parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe mbi 30 mijë doza të tjera, që do të thotë që jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë më moshën më të thyer. Me këto doza do të hyjnë në dozën e vaksinimit për moshat e thyera. Jemi shumë pranë kontratës me AstraZeneca për një nr dozash që do të vihen në dispozicion. Kemi shumë arsye të jemi optimist që plani ynë për vaksinim në 14 muaj është i mundshëm”, tha Rama.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06