Rama: Fermerë të suksesshëm, falë punës dhe mbështetjes së qeverisë
29/01/2021 15:51

Fermerë të suksesshëm, falë punës së tyre të palodhur dhe mbështetjes së qeverisë, kështu thotë kryeministri Rama. I tillë është Ylvi Bylykbashi, në fshatin Shamoll të Korçës, ferma e të cilit është model i garantuar suksesi, jo vetëm për zonën, por kudo ku ka prodhues mollësh në vend dhe më gjerë. “Në këtë fermë mbillen mollë, qershi dhe dardha, por kryesisht mbillen mollë, ndërkohë ka përfituar një skemë nga skemat mbështetëse kombëtare për rrjetën antibreshër që të mbrojë kulturat. Përveç kësaj ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e bujqësisë dhe ka punuar edhe me projektet e Crossborder-it. Është aktiv dhe në këtë gjë, ka aplikuar prapë tek IPARD, kësaj radhe sepse kërkon ta mbrojë produktin e vet”, – thotë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama bëri në fermë. Drejtuesi i fermës, i cili është njëkohësisht edhe Drejtues i Unionit të Prodhuesve të Mollës së Rajonit thotë se mbështetja që ai ka marrë vitet e fundit përmes skemave të ndihmës, ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur prodhimin nga ndryshimet e motit. “Është ferma më e madhe në Shqipëri, ka 20 hektarë. Është mbjellë këto 4 vjet, çdo vit, me forcat tona, por edhe me ndihmën e shtetit, – shprehet Bylykbashi. – Ne kemi përfituar nga skemat kombëtare 5 hektarë për mbjellje të reja, kemi përfituar për ujitjen me pika, kemi përfituar dhe 4 hektarë për mbulim me rrjeta antibreshër. Ngrohja globale e ka bërë motin të paparashikueshëm dhe fermerët korçarë, meqë unë jam edhe drejtues i Unionit të Prodhuesve të Mollës të Rajonit, njëkohësisht edhe pronar i këtij kompleksi, vuajnë shumë nga dëmtimet e breshrit dhe ne aplikuam me skemat kombëtare për mbulimin e saj.” Duke u nisur nga eksperienca e gjatë në bujqësi dhe si prodhues i kërkuar në treg, Bylykbashi pohon se çelësi i suksesit për fermerët në tërësi është bashkimi i tyre. “Ne duhet të prodhojmë me cilësi, me standard dhe duhet të mbjellim atë kultivar që e kërkon tregu. Kërkoj me të madhe që të punohet në drejtim të bashkimit të fermerëve”, – shprehet ai. Ndërsa e cilësoi spektakolare fermën për nga mënyra e administrimit të saj, Kryeministri thekson se qeveria do të jetë përherë mbështetëse e shembujve të tillë të suksesit që shërbejnë si modele edhe për të tjerë. “Ne si qeveri e kemi bërë shumë të qartë që në fillim që do të mbështesim fuqimisht të gjithë ata që janë lokomotiva të këtij sektori dhe tërheqin shumë vagonë prapa, duke krijuar shembuj dhe duke e bërë të qartë për të gjithë që po u bashkove dhe ti nuk do të bashkosh pronën si në kohë të komunizmit, por do të bashkosh mendjen dhe do të biesh dakord për çfarë do të mbjellim, si do ta kultivojmë dhe në fund fare do ta shesim bashkë, sepse kemi masë më të madhe dhe duke qenë e tillë ke një fuqi negociuese më të madhe”, – thekson Kryeministri, ndërsa e konsideron “një spektakël” investimin e Ylbiut, jo vetëm përsa i përket prodhimit, por nga fakti i administrimit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06