Qeveria ndryshon buxhetin, debate për aktin normativ për bonusin ndaj pensionistëve
28/01/2021 15:31

Parlamenti ka miratuar mes debatesh aktin e katërt normativ për buxhetin e vitit 2020, një draft ku u bënë rialokimet e fondesh duke mundësuar bonusin e pensionistëve, më shumë para për shëndetësinë e vazhdimin e investimeve infrastrukturore. Për përfaqësuesit e qeverisë, ky akt normativ ka adresuar të gjithë problematikat duke mos cënuar stabilitetin ekonomik të vendit. “Tërmeti dhe pandemia është togfjalëshi i vitit të kaluar por kemi rindërtimin dhe rimëkëmbjen kemi togfjalëshin e vitit që sapo nisëm dhe të viteve në vazhdim. Reagimi i qeverisë shqiptare mund të karakterizohet në tre tipare: shpejtësi, efektivitet dhe vizion. Kemi realizuar rialokimet e nevojshme për të mundësuar atë që është efektiviteti në zërat e buxhetit e shtetit. Një vit i vështirë por ia dolëm të ruajmë stabilitetin ekonomik dhe parametrat fiskal pavarësisht zgjerimit të borxhit”, tha Anila Denaj, ministre e Financave. “Duke analizuar situatën financiare të shtetit u bë e mundur që një pjesë e fondeve për periudhën që mbetej nuk përdoreshin dot, mund të përdoreshin qe t’i shërbenin një qëllimi tjetër për paketat që u dha për shpërblimin e pensionistëve. Disa rialokime për të mbështetur shëndetësinë duke vënë sa më shumë fond dhe për të rialokuar disa fondeve në fondin e investimeve për realizmin e tyre. Ky akt bëri që viti të mbyllej me dëmin sa më të vogël”, tha Anastas Angjeli, deputet PS. Por, deputeti Artur Roshi është shprehur skeptik mbi menaxhimin e emergjencës nga qeveria, teksa shton se ndërhyrjet e herëpashershme në buxhet nuk i kanë dhënë zgjidhje situatës. “Ky akt normativ është një nga hallkat e akteve normative maratonë të qeverisë që tregon se qeveria po qeveris në gjendje emergjence. Ndryshimet me disa herë të buxhetit 2020 tregon se qeveria nuk i menaxhon dot problemet që kanë shqiptarët, por janë problemet që menaxhojnë qeverinë duke e tërhequr atë zvarrë”, tha Artur Roshi, deputet PD. Krahas aktit normative të buxhetit 2020, deputetët kanë miratuar edhe disa drafte të tjera që parashikojnë shtyrjen pa afat të bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti deri në sistemimin e tyre si dhe zgjatjen me 3 muaj të afatit të kolaudimit të automjeteve.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06