Pa maskë në publik e jashtë orarit, gjobiten 908 qytetarë gjatë 48 orëve
29/01/2021 13:37

908 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer masat anti-covid gjatë 48 orëve në vendin tonë. 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, kurse 10 të tjerë nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Kurse 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 908 shtetas që nuk i kanë zbatuar këto masa. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News – Zjarri përparon me shpejtësi në Mat. Flakët afrohen pranë banesave, rrezikohen familjet
01/09 20:29
Top Channel/ Zjarri përfshin pyjet pranë Matit, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave
01/09 20:12
Top Channel/ Dita e 94, protestuesit nisin marshimin drejt kryeministrisë, priten fjalimet
01/09 20:11
Top Channel/ Dita e 94, protestuesit përplaset me policinë, kërkojnë të hyjnë në Kryeministri dhe…
01/09 20:10
Top Channel/ 300 studentë zgjedhin Korçën, ja degët më të kërkuara nga maturantët
01/09 19:58
Top Channel/ “Të pezullohet projekti TID”, banorët në Durrës kërkesë zyrtare Bashkisë
01/09 19:57
Top Channel/ Veliaj firmos nga burgu pagat e punonjësve dhe abone falas për pensionistët
01/09 19:44
Top Channel/ Policia shpëtoi vajzën e marrë peng pas vrasjes së prindërve, Hita vlerëson efektivët
01/09 19:42
Top Channel/ GJKKO mbyll dyert për median, rregullorja e re kufizon gazetarët, avokatët gati për bojkot
01/09 19:42
Top News -Sërish ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj komandon Dokushin, sekretar të pergjithshëm
01/09 18:09
Top News- Rregullorja e re e GJKKO kufizon median/ Reagojnë shoqatat e gazetarëve: Të rishikohet
01/09 18:04
Top Channel/ Punime “shkel e shko”! Banorët e Durrësit në protestë për rrugën e shkatërruar
01/09 17:29
Top Channel/ Banorët e Durrësit kundër projektit TID/Qytetarja: S’kanë të drejtë të na prishin…
01/09 16:46
Top News- Tetë vjedhje në dy muaj/ Arrestohet një nga autorët, në kërkim bashkëpunëtori
01/09 16:42
Top Channel/ Misteri i vrasjes së Tupac zbardhet pas 30 vitesh! Kush e vrau ikonën e Rap-it?
01/09 15:52
Top Channel/ Tmerr në Times Square! Sulmi me thikë përfundon në tragjedi, dy viktima
01/09 15:51
Top Channel/ Koncerti “Bash n’Kukës”. Magjia e muzikës pa playback mblodhi qindra qytetarë në shesh
01/09 15:47
Top Channel/“Fillimet s`i ka të mira”, Hamza për Sejdiun: Po u zgjodh, të jetë president unifikues!
01/09 15:47
Top Channel/ Inflacioni në eurozonë 3.3%. BQE pritet të rrisë sërish normat e interesit
01/09 15:42
Top Channel/ Qytetarët mungojnë në konsultimet për bashkimin e Belshit me Elbasanin
01/09 15:38