Opozita bashkon Dulen e Idrizin/ dy aleatët e PD ende nuk kanë realizuar marrëveshjen për listat
15/01/2021 15:37

Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin i bashkoi opozita. Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha vuri në pikëpyetje qëndrimin e PBDNJ-së në frontin opozitar, por shumë shpejt çamët e Idrizit dhe dhe përfaqësuesi i minoritetit grek arritën një kompromis të heshtur për të qëndruar bashkë në një koalicion deri ditën e zgjedhjeve Por, me garën elektorale në prag, ujërat në kampin opozitar janë trazuar sërish. Lulzim Basha i duhet të gjejë një të “mesme të artë” për dy aleatët pasi dalja e Idrizit dhe Dules në një listë të përbashkët duket mision i pamundur. Burime nga tryeza e negociatorëve bëjnë me dije për Top Channel se një ndër skenarët e diskutuar është kandidimi i Vangjel Dules në zonën fituese të listës së PD-së në Korçë dhe Shpëtim Idrizit në pjesën fituese të listës së demokratëve në Vlorë. Por, kjo ofertë mesa duket nuk është e mjaftueshme për çamët e Idrizit të cilët kërkojnë më shumë vende në Parlamentin e ri, ashtu sikurse edhe PDBDNJ e Vangjel Dule. Negociatat në selinë blu duket të vështira, ndërkohë presioni është shtuar ditët e fundit pasi edhe republikanët e Fatmir Mediut janë të pakënaqur me ofertën e bere vetëm për një vend te sigurte ne listat e PD-së . Deri me tani Lulzim Basha ka arritur të mbylle marrëveshje vetëm me 3 aleatë, Agrarët e Dukës, LZHK-në e Shehit dhe PDK e Nard Ndokës duke iu dhënë vetëm një vend të sigurt për kryetarët dhe përfaqësim me kandidatë poshtë zonës së sigurt.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04