Qeveria greke i ka dhënë një grusht të fuqishëm partisë neonaziste Agimi i Artë. Në kuadrin e një hetimi të gjërë ligjor për veprimtari të mundshme kriminale të kësaj force politike që ka filluar prej disa ditësh,Gjykata e Lartë e Greqisë ka dhënë në mëngjesin e së shtunës urdhër-arreste për 36 funksionarë të kësaj partie.