Pierre Lemaitre; është një roman fitues i cmimit Goncourt, 2013, cmimi më i lartë letrar në Francë. Tetor 1918. Pasi i mbijetuan masakrës së Luftës së Madhe, në vitin 1918, Alberti dhe Eduardi gjenden të margjinalizuar nga shoqëria. Pas lirimit nga detyra, të dënuar me një jetë të mjerueshme dhe të përjashtuar nga çdo gjë, ata vendosin të hakmerren duke shpikur një mashtrim kolosal në dëm të vendit të tyre, duke e ngritur sakrilegjin në statusin e një vepre arti. Si zhvillohen më pas ngjarjet? -Një tokësor mes planetëve- Anila Mullahi; Një fabul për fëmijë që zhvillon fantazinë dhe ëndrrën për të panjohurën. Autorja ka ditur të ngacmojë që në krye të herës me emocionin e një fëmije, i gjendur gëzueshëm në shtëpinë e gjyshërve. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA