“Masakra” me fondet e shëndetësisë, ministria i jep 8,5 mln euro “Rejsi Farma” pa garë – Fiks Fare
13/02/2025 20:45

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike Rejsi Farma në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh. Këto tendera janë fituar nga kompania Rejsi Farma pa garë, pasi ka qenë e vetmja kompani pa konkurentë të tjerë. Tenderi ishte i ndarë në 15 lote për blerjen e barnave me rëndësi të veçantë terapeutike dhe inovatore, sipas ministrisë, me vlerë 9,3 milionë euro pa TVSH. Vetëm 4 lotet e fituara nga Rejsi Farma mbajnë vlerën 8.5 milionë euro . Për 11 lotet e tjera buxheti i vënë në dispozicion nga ministria për blerjen e barnave që kanë nevojë pavionet e QSUT-së është rreth 800 mijë euro pa TVSH. Kompania Rejsi Farma është e vetmja që ka patentën nga kompanitë prodhuese të këtyre 4 medikamenteve për t'i sjellë në Republikën e Shqipërisë, duke e bërë atë fituese të paracaktuar.

Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Skandali/ Drejtoresha e Tatimeve kërkon fatura, hoteli i saj merr pagesa pa faturë
29/10 21:00
Deputetë në provim/ Saimir Korreshi i pari në test me 20 pyetje!
29/10 20:45
A mund t’i ndajmë hallet nga streset? Qytetarët e Krujës përgjigjen
29/10 20:30