Manastirliu: Sot doza e dytë e vaksinës, së shpejti nisim vaksinimin edhe për …
02/02/2021 13:10

“Nga sot do të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën antiCOVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dheinfermierëve në vijën e parë. Në javët në vijim do të vijnë fillimisht 10,000 dhe 30,000 doza dhe procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar dhe sapo të vijnë dozat e tjera do të fillojmë edhe me të moshuarit në qendrat e kujdesit rezidencial”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pas nisjes së procesit të vaksinimit me dozën e dytë të 50 mjekëve dhe infermierëve të parë të spitaleve COVID, në Stadiumin Air Albania. Duke folur për vijimin e procesit të vaksinimit, Manastirliu u përgjigj: “Do të vijojmë me procesin e vaksinimit. Sigurisht që “Arena Kombëtare” është qendra e parë që ne kemi hapur për vaksinimin e përqëndruar. Por gjithashtu do të shtrihemi edhe në territor me qendra të tjera të vaksinimit të përqëndruar. Si edhe me vaksinimin kapilar në strukturat e qendrave shëndetësore, në momentin që do të kemi ardhjen e serive të tjera të vaksinave që pritet të vijnë qoftë nga Pfizer apo ashtu sikurse ju e dini do të kemi shumë shpejt të finalizuar një marrëveshje me AstraZeneca, për të marrë doza vaksine antiCOVID edhe nga kjo kompani”. Ministrja e Shëndetësisë ka shpjeguar në një komunikim me gazetarët se procesi do të vijojë edhe me mjekë dhe infermierë që vaksinohen për herë të parë, përpos vijimit me dozën e dytë të atyre që tashmë janë vaksinuar. Lidhur me përgatitjet për vaksinimin masiv, Manastirliu u shpreh: “Ne kemi vijuar punën për të bërë gati të gjithë bazën logjistike. Por nga ana tjetër edhe për të mundësuar trajnimin e personelit të cilët kryejnë vaksinën. Dhe është shumë e rëndësishme kjo fazë dhe ky proces. Tashmë kemi trajnuar jo vetëm vaksinatorët dhe mjekët që do të ndjekin procesin në Shkodër, në Vlorë, por gjithashtu në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Ne kemi në sistemin tonë shëndetësor rreth 1000 vaksinatorë dhe ndihmës vaksinatorë, të cilët tashmë janë të gatshëm për t’u përfshirë në këtë proces në momentin që do të kemi një sasi të konsiderueshme të vaksinave. Nga ana tjetër jemi të gatshëm që të përfshijmë në strukturat e vaksinimit edhe infermierë të tjerë të cilët janë në kalendarizimin tone”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06