Rubrika e së dielës, “EstOvest” në Rai3, kushtuar Europës në zgjerim, vendeve fqinje të Italisë dhe marrëdhënieve më ta, u hap me një reportazh për Shqipërinë në ndryshim. Rezultati i zgjedhjeve, thuhet në reportazh, i jep fund një periudhe të gjatë pasigurish dhe tensionesh politike, që e patën kulmin në incidentet e rënda të janarit të vitit 2011, që shkaktuan katër viktima.