Kanë marrë fund orët e makthit të biznesmenit kosovar të marrë peng nga tre kuksianë. Mëngjesin e sotëm, falë edhe ndërhyrjes së forcave RENEA, policia ka bërë të mundur arrestimin e Ardian Mujës, Shkëlzen Durakut dhe Lumir Dashit, të cilët akuzohen se mbanin peng shtetasin kosovar Flamur Curri që prej mbrëmjes së të mërkurës.