KED me dy qëndrime/ Ja dy raportet problematike të vlerësimit të kandidatëve për Kushtetuese
10/11/2020 12:31

Këto janë dy vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, haptazi në shkelje të Kushtetutës, ku tregohet se si KED u shpreh në mënyrë preferenciale në shkelje të ligjit, duke lejuar kandidimin e noteres Sonila Bejtja, ndonëse ajo nuk i plotëson kriteret dhe duke ndaluar garën e mëtejshme të kandidatit Eugen Papandile edhe pse ai i plotëson kushtet e kërkuara nga kushtetuta për në Gjykatën Kushtetuese. Nga krahasimi i dy vendimeve dallohet qartë se si KED pranon se CV-ja e kandidates për në Gjykatën Kushtetuese përbëhet vetëm nga dy detyra, ajo e avokates dhe e noteres, veprimtaria e saj si notere konsiderohet veprimtari e spikatur në fushën e të drejtës, të drejtave të njeriut dhe sferave të tjera të së drejtës. Ndonëse vetë KED shton se kriteri i noterisë nuk përmendet si kriter për në Gjykatën Kushtetuese , ajo vlerohet për këtë komponent. E kundërta ndodh me kandidatin tjetër që ndalohet, Eugen Papandile, i njohur si jurist i spikatur në fushën e të drejtave të njeriut, për të cilin karriera si jurist në grupin shqiptar të të drejtave të njeriut apo edhe jurisprudenca në drejtorinë e kodifikimit ku hartohen ligje, pra nga viti 1994 deri në 2005 nuk i konsiderohen si përvojë e shquar. Por teksa KED mbyll sytë për veprimtarinë e noteres duke ia shënuar plus në shkelje të kushtetutës me motivin e emergjencës për të ngritur Gjykatën Kushtetuese, vijohet më tej me standardin e njëanshëm mbahet edhe për angazhimin e saj si avokate. KED interpreton se nuk shërben vetëm përfshirja në profesione të caktuara, por edhe performanca e kandidatit në profesione të caktuara. Për kandidatin tjetër të skualifikuar Papandile ndonëse rezulton avokat pranë grupit të të drejtave të njeriut në mbrojtje të fëmijëve dhe çdo të drejte tjetër, KED shprehet se edhe pse ai e ka lincensën nuk rezultonte i regjistruar. Por në këtë mënyrë duke mos ia njohur vitet e ekspertit të njohur që gjithashtu njeh në karrierën e tij edhe përfshirjen në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese, KED i pret në mënyrë arbitrare vitet duke deklaruar se kandidati nuk përmbush 15 vite karriere ndaj dhe duhet të ndalohet. Kriteri i vlerësimit nuk është i njëjtë për noteren Bejtja që në fakt rezulton që në vitin 2011 të ketë hapur në qendrën kombëtare të bizneseve aktivitetin si notere për të cilat ajo ka bërë edhe deklarimet çdo vit të bilancit kontabël.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06