Italiani i zhdukur në Shqipëri/ Makina u gjet e djegur në Pukë. Po bëhet ekspertiza e mbetjeve
18/01/2021 15:02

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë. Ndërkohë Top Channel ka kontaktuar me autoritetet policore në Pukë të cilët kanë bërë të ditur se pas hetimeve ka rezultuar që makina tip “Skoda Fabia” me të cilën udhëtonte italiani të jetë shkrumbuar si pasojë e një defekti teknik. Ndërkohë po nga këto burime bëhet e ditur se nuk kanë mundur të kontaktojnë me shtetasin italian. Ndërkohë mediat italiane i kanë bërë jehonë zhdukjes se ish-arbitrit italian, Davide Pecorelli. Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Në Shqipëri 45-vjeçari kishte ardhur disa herë ndërsa po punonte për zgjerimin e aktivitetit të tij në fushën e estetikës në vendin tonë. Ndërkohë që objektet që i përkisnin atij në automjetin e djegur janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse ai ka pasur pasoja nga zjarri në makinë apo e ka vendosur qëllimisht për të humbur gjurmët. “La Nazione” ngre shqetësimin për atë çfarë mund t’i ketë ndodhur gjyqtarit në Shqipëri, i cili është edhe një biznesmen në Itali, pasi zotëron një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës. Pacorelli kishte partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte biznesmenin në vendin tonë, përveç biznesit. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro. Ndërkohë biseda e fundit në Whastapp e Davideishte të mërkurën më 6 janari me bashkëshorten. Ndërkohë edhe partenri i tij shqiptar, në biznes ka dërguar në polici disa sende të italianit për t’i krahasuar me sendet e gjetura në makinë. “Nuk e di nëse Davide është konfliktuar me njeri”. Kjo është fjalia që ka thënë ai para policisë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06