Greqi/ Rritet shërbimi ushtarak në 12 muaj, ja kur do të hyjnë në fuqi rregullat e reja
22/01/2021 16:20

Autoritetet greke kanë deklaruar zyrtarisht rritjen e shërbimit ushtarak në 12 muaj për të gjithë, pas një diskutimi që kanë kryer në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes dhe çështjeve të Jashtme të vendit pasditen e së enjtes. Lajmi është bërë i njohur nga vetë Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, i cili në një mesazh televiziv ka theksuar se shumë shpejt do të lëshohet vendimi përkatës ministror. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në maj dhe nuk prekin ata që kryejnë në këtë moment shërbimin ushtarak. Midis të tjerash, Panagiotopoulos thekson në mesazhin e tij: “Ky propozim që u diskutua është pjesë e kornizës së përgjithshme për rinovimin e personelit të Forcave të Armatosura. Në këtë kuadër njoftohet : 1.a) Rritja e numrit të studentëve të pranuar në gjithë Shkollat Ushtarake të Oficerëve dhe Nënoficerëve. 2.b) Rekrutimi i ushtarakëve afatshkurtër dhe afatgjatë në Forcat e Armatosura Profesionale. Përveç kësaj, vendimi ministror që do të lëshohet ripërcakton mandatin e Forcave të Armatosura, të Marinës Detare , Skuadriljeve të Forcave ajrore dhe Oficerëve Rezervë të regjistruar në të tre trupat Ushtrisë . Sipas këtij vendimi – Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak të plotë të rekrutëve të Ushtrisë është e barabartë me atë të rekrutëve në Marinë dhe Forcat Ajrore, pra 12 muaj për të gjithë. – Përcaktohet një afat prej nëntë muajsh vetëm për ata që kryejnë shërbimin e plotë në reparte specifike të Ushtrisë, Marinës dhe Forcave Ajrore me karakteristika të veçanta operacionale dhe gjeografike (pikat kufitare), me kusht që ata të qëndrojnë në Njësinë specifike për gjithë kohën e tyre të shërbimit. – Përcaktohet për Oficerët Rezerviste të Ushtrisë (këmbësorisë), Marinës, Forcave Ajrore përkatësisht një mandat prej shtatëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë muajsh.

Top Channel/ Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, “dorëzohet” Mickoski: Lutet për durim!
13/05 15:08
Top News – ‘Greqia të njohë Kosovën’. Tre kongresmenë amerikanë…dhe anëtarësim në NATO
13/05 14:38
Top News- Kurti dhe Vuçiç gati për takim/ Kallas: Zgjedhjet e reja në Kosovë shtynë dialogun
11/05 10:54
Top News- Mickovski propagandë nacionaliste në Pustec: Maqedonisë i duhet më shumë se kurrë bashkim
10/05 13:45
Top News – Revoltë në Athinë. Izraelitët duan të blejnë fshatin e braktisur në Qipro
08/05 13:06
Top News- Ryanair ikën nga aeroporti i Selanikut/ Shkak rritja e tarifave, largohen 33 destinacione
08/05 11:29
Top News- Gjendet dron ukrainas në ishullin grek/ ‘Shënjestra’ ishin anijet që transportojnë naftë
08/05 10:49
Top News-Serbia ndan informacion sekret me Izraelin/Vuçiç kalon me urgjencë marrëveshjen ‘e fshehtë’
07/05 14:25
Top News – Jo më shumë se 500 euro. Greqia kufizon pagesat ‘Cash’, dyfish gjobë për shkelësit
07/05 13:36
Top News- Shok në burgjet Greke/ 5 të dënuar humbin jetën në biruca në mënyrë misterioze
06/05 22:42
Top News – Viktimë e hakmarrjes në Kretë, babai vret 20-vjeçarin në rrugë pas aksidentit të të birit
06/05 15:29
Top News- ‘Garonin të vrisnin gratë më të bukura’/ Akuza ndaj ‘turistëve snajperistë’ të Sarajevës
06/05 13:45
Top News- Mali i Zi, një hap larg BE / PE miraton raportin, theksi te pavarësia e drejtësisë
05/05 14:15
Top News- Diskriminimi i shqiptarëve konfirmohet nga OKB/ Raporti për spastrimin e Luginës
05/05 13:18
Top News- KE rrëzon Marta Kos: Nuk kemi vendim formal për pezullimin e fondeve për Serbinë
04/05 17:31
Top News – Dimër në pranverë. E pazakontë, Greqia nën petkun e dëborës
04/05 11:02
Top News- Kievi kushte Greqisë për dronët detarë/ Revoltohet Athina, ngec marrëveshja mes dy vendeve
02/05 20:30
Top News- Vila e kryeterroristit nën vëzhgim/ Policia e Kosovës rrit vigjilencën mbi pronat e Radoiçiç
02/05 11:05
Top News- ‘Ish-krerëve të UÇK po u shkelen të drejtat’/ Raporti: Sistemi i Speciales ka problematika
01/05 15:37
Top News- BE ndal fondet për Serbinë / Brukseli: Ka shënuar regres në fushën e drejtësisë
01/05 15:22