Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin vjetor për Malin e Zi, ku vendi cilësohet si shteti më i avancuar në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian dhe afër mbylljes së kapitujve negociues. Në dokument thuhet se, përparimi i Malit të Zi në BE nuk varet vetëm nga reformat teknike, por edhe nga zhvillimet e përditshme politike dhe tensionet e brendshme.