Kievi i ka vendosur kushte Greqisë për marrëveshjen e arritur në nëntor të vitit të kaluar për bashkëprodhimin e anijeve sipërfaqësore pa pilot (USV). Sipas mediave greke, Zelensky ka kërkuar që të ketë rol vendimmarrës në mënyrën se si do të përdoren dronët detarë që pritet të prodhohen së bashku me Greqinë. Por kjo kërkesë ka shkaktuar shqetësim në Athinë, e cila nuk e pranon kushtin e vendosur nga pala ukrainase. Projekti parashikon që sistemet të bazohen në teknologjinë ukrainase të dronëve, ndërsa prodhimi të kryhet përmes një strukture të përzier industriale, ku kantieret detare greke do të kenë rol kryesor.