Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka konfirmuar se Serbia nuk do të marrë mjete financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për aq kohë sa ligjet e diskutueshme për gjyqësorin mbeten në fuqi. Kos është shprehur se Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe se deri në përmirësim të saj, nuk do të marrë asnjë mbështetje financiare nga BE. Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Beogradi që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin.