Një grup i rrezikshëm i grabitjeve me armë në karburante u arrestua nga policia e kryeqytetit mëngjesin e së hënës. Gjashtë të rinj me banim në Bathore dhe Kamëz u arestuan, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohen që në një hark të shkurtër kohor të kenë grabitur gjashtë pika karburantesh në Tiranë, Vorë, Laç, Burrel dhe Lushnje.