Fiks Fare/ Të moshuarit u sorollatën, nga 2 kanë vetëm 1 hyrje
03/02/2023 20:30

Në tetor 2022 erdhi njëri që kishte blerë dyqanin. I thamë se s'ka letra, po ai kishte deklaratë me firmën. Lajmëruam policinë. Erdhi policia dhe kur shkova sipër në banesë u zura me burrin. Ai ka probleme dhe më qëlloi me paterica. Unë kisha një shishe qelqi me raki dhe ai ra sipër asaj shishe. U bëmë gazi botës, shkuam në spital. Ne jemi familje e nderuar, ata të firmës na bënë në këtë gjendje" thotë denoncuesja. Ajo thotë, se problemet janë me pronarët e firmës së ndërtimit, të cilët, në vend që t'u jepnin apartamentet këtij çifti, po tentojnë që të shesin pa letra dyqane dhe hyrje të tjera. E moshuara tregon se, në truallin e pallatit, ka pasur një shtëpi, të cilën e ka ndërtuar para viteve '90. Familja ka jetuar për vite me radhe në këtë banesë, deri sa në vitin 1999, truallin dhe banesën ia kanë dhënë për pallat një firme ndërtimi. Në vitin 1999, familja Stafa është larguar nga banesa private, teksa në atë truall filloi të ndërtohej pallati. Në kontrate ishte përcaktuar mjaft qartë se apartamentet ishin në katin e katërt. Por, ata u sorollatën. Njëherë në katin e pestë dhe më pas në katin e shtatë. Madje, në katin e shtatë, ata investuan të gjitha kursimet. Pas shumë sorollatjeve, çifti i të moshuarëve jeton në një apartament të vogël në katin e pestë. As në të katërtin, siç shkruhej në kontratë. Por, as edhe në të shtatin, ku edhe investuan! Fiksi tentoi që të kontaktonte me firmën ndërtuese "ZDS", por asnjë nga adresat që ndodhej në QKB nuk ishte e saktë. Gazetarët shkuan më pas në një zyrë noterie, ku janë bërë kontratat e apartamenteve. Ajo pranoi se banorët e atij pallati kanë probleme me pronësinë.

Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00
Studenti protestues: “Më rrahën në komisariat”
19/10 20:45
Avokati i Popullit: Prangat e Klevi Metajt të paligjshme!
19/10 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00
Fiksi në protestë/ Studentët përplasen me policinë: gurë, ndërhyrje me forcë dhe shpërndarje me ujë!
15/10 20:45
Studenti protestues: Duam ndryshime në shkolla. Apeli për qytetarët: Bashkohuni me ne në protestë
15/10 20:30
Avokati që mashtroi qytetaren, kandidat në KLGJ! Të afërmit e tij kërcënojnë gazetarët e Fiksit
13/10 21:01
Kërcënime dhe dhunë ndaj Fiksit! Avokati largohet, të afërmit tentojnë t’i kapin kamerën operatorit!
13/10 21:00
22 mijë euro për shtëpinë që ia morën! Gruaja denoncon avokatin: Apartamentin nuk e gëzova kurrë!
13/10 20:45
A i njohin qytetarët ministrat tanë? Fiksi del në rrugë dhe vë në provë sa e njohin qeverinë e tyre
13/10 20:30
QSUT reagon për skandalin me 13-vjeçarin me autizëm: Largim nga puna për punonjësen fyese!
12/10 21:01
13-vjeçari pa shërbim në psikiatri, pacientet fyhen! QSUT reagon pas denoncimit publik në Fiks Fare!
12/10 21:00