Në takimin që u bë mes Gjergjit dhe mjekut ligjor Anton Samarxhiu, ky i fundit i thotë babait të të pandehurit që nëse ai ka gabuar këtë gjë ta kërkoi në gjykatë. Mjeku në asnjë moment nuk sqaron familjarët se përse nuk e ka parë pacientin apo ku është bazuar për raportin që ka lëshuar. Por në një përballje me gazetarët e Fiksit mjeku dha një tjetër variant. Ai ngriti pretendimet se kishte parë një raport mjekësor dhe ato nuk qëndronin. Pohoi se pacienti nuk i është vënë në dispozicion për ta ekzaminuar dhe për këtë arsye ai e ka lëshuar ashtu raportin. Për bazë ka marrë procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, si dhe fotot që i janë bërë Eneas nga policia, kështu mjeku shkruan në raport përmasat e dërmishtjeve apo plagëve.