Fiks Fare/ I dënuari: Më emëruan na ZVA, ata i verifikuan dokumentet
09/02/2023 20:30

Disa vite pas këtij vendimi, Fiks Fare ka mësuar se z.Alfred Alfredaj është emëruar nëndrejtor i shkollës së mesme në Fierzë, Tropojë. Procedura e emërimit është bërë në kundërshtim me një udhëzim, i vitit 2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Udhëzimi bën fjalë për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit arsimor publik. Në një nga pikat e këtij udhëzimi shkruhet se kriter është të mos ketë masa administrative apo penale. Madje, të deklarojë çdo masë apo edhe dënim penal. Gazetarët e Fiksit shkojmë në shkollë, ku takojnë drejtoreshën e cila thotë se z.Alfredaj është emëruar nëndrejtor në vitin 2020. Pyetjes nëse është nëndrejtor, ajo na thotë se është mësues. "Emërimi është bërë nga ZVA Tropojë. Letrat dhe të gjitha procedurat janë bërë nga ZVA" thotë drejtoresha. Ndërkohë, gazetarët kërkuan që të takonin z.Alfredaj. Pas disa minutash, ai pranon që të japë intervistë dhe të shpjegojë të gjithë situatën. "Jam emëruar nëndrejtor në vitin 2020 nga Zyra Arsimore e Tropojës" pohon z.Alfredaj. Ndërkohë, pyetjes nëse ka qenë apo jo i dënuar, ai thotë se po. "Akuza ka qenë e montuar, nxënësit shkonin po vetëm i kemi toleruar për 1 vit. Por këtë vendimin e kam marrë dhe vuajtur. Më kanë pezulluar 8 muaj në 2014-ën" thotë ai.

Djali emërohet pompist, babai pensionist shkon në punë – Fiks Fare, 16 nëntor 2026 – Episodi i plotë
16/11 21:01
I biri i emëruar, babai pensionit punon ende te pompa e fshatit!
16/11 21:00
12-vjeçari kërkon të punojë, 5 fëmijë në një shtëpi drejt shembjes
16/11 20:45
Shokut apo mikut? Qytetarët në Burrel tregojnë kujt i besojnë më shumë?
16/11 20:30
Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30
Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30