Fier, ndërtimi i spitalit/ Rama kërkesë kompanisë turke: Familjeve të shpronësuara t’u ofrohet punë
22/01/2021 12:25

Pas një jave pune parapërgatitore, edhe pse në kushtet të vështira atmosferike ka nisur puna në kantierin e Spitalit Rajonal në Fier, ku do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1200 forca pune. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Fier për të parë nga afër punimet. Ministrja Balluku u shpreh se është përmbyllur me sukses faza e shpronësimit të 12 familjeve që ndodheshin aty, në bashkëpunim me bashkinë e Fierit. “Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja” , shton më tej ministrja Ballluku. Balluku tha se spitali do të jetë i shtirë paralel me rrugën në një sipërfaqe 50 mijë metra katrorë, 13 mijë metra katror janë ndërtim dhe pjesa tjetër janë ambiente. Teksa ka vijuar inspektimet në kantierin e spitalit të Fierit, kryeministri Rama ka bërë një kërkesë ndaj përfaqësuesit të kompanisë turke. Ai kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, tu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çfarëdolloj pozicioni. Rama i kërkon përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar. “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, shprehet Rama. Kreu i qeverisë Rama shkëmbeu batuta me inxhinierin turk duke i kujtuar se spitali duhet mbaruar për tre muaj. Inxhinieri u përgjigj se jemi në dijeni të kohës dhe presionit për ta ndërtuar sa më shpejtë. Inxhinieri turk: Do ta bëjmë ndërtimin në kohën më të shpejtë të mundshme. Kryeministri Rama: Tre muaj! S’ka kohë më të shpejtë të mundshme!

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06