Shtohet frikshëm bilanci i viktimave në aksidente automobilistike. Në më pak se një orë, dy persona kanë humbur jetën në dy ngjarje të ndryshme rrugore, mëngjesin e së hënës, në qarkun e Durrësit. Një 45-vjeçar u aksidentua në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit, ndërkohë që në Fushë-Krujë mbeti e vdekur një 24-vjeçare dhe u plagos bashkëshorti i saj.