CEZ Shpërndarje ka shtrirë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në zonën e Kamzës në Tiranë. Sipas drejtuesve të kompanisë aksioni po zhvillohet në të gjithë vendin dhe nuk do të tolerohet asnjë debitor. Drejtori i faturimit në CEZ shkon më tej duke deklaruar se të gjithë abuzuesit do të ndiqen penalisht.