Atentat porositësit të vrasjeve! Marion Mitro qëllohet me armë! Gjendet makina e djegur
26/01/2021 15:27

Një ish i dënuar për porositjen e vrasjeve me tritol është qëlluar dhe plagosur sot në një atentat në qytetin e Vlorës. Shënjestra është Marion Mitro, i dënuar më parë si personi që porositi atentatin e dështuar me tritol ndaj ish prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Mitro ishte duke udhëtuar në qytetin e Vlorë pranë bibliotekës kur drejt tij është qëlluar me breshëri nga brenda një automjeti. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka gjetur në vendin e quajtur Boshti i malit në afërsi të Selenicës një automjet që po digjej, që dyshohet se është përdorur nga atentatorët. Makinës i është vendosur zjarri për të zhdukur çdo gjurmë. Po kush është Marion Mitro. Ai u arrestua dhe dënua si personi që kishte porositur atentatin ndaj ish prefektit të Vlorës besnik dervishi. Në vitin 2014 në hyrje të kryeministrisë, ushtari roje i gardës dalloi poshtë makinës së prefektit një bombë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi jetën, ndërsa bomba është çaktivizuar nga policia. Dëshmia e një të penduari të bandës së tritolit zbardhi të gjithë grupin. Ndriçim Gjokona, zbuloi se atentatet kryheshin nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Ky I fundit kishte bërë disa atentate. Në një rast kishte vendosur tritolit në pallatin e një ish deputeti të Vlorës. Mitro kishte porositur atentatin për ish prefektin dhe I kishte premtuar Julian Sinanajt një dyqan.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06