Atentat për pazare droge/ Durrës, 38-vjeçari me dy emra u qëllua me kallashnikov
25/01/2021 15:37

Edmir Begu, 38 vjeç, mbeti viktimë e një atentati pasditen e së dielës rreth orë 17:20 minuta. Ai ishte duke parkuar makinën pikërisht në këtë vend në lagjen numër 16 në Durrës. Pasi del nga automjeti, pak metra më tutje, përpara kësaj ndërtese, qëllohet me breshëri kallashnikovi. Ishte një pasdite me shi dhe errësirë, kur Begu, u qëllua. Ai mori goditje në kokë dhe gjoks. U dërgua në spital, por ndërroi jetë disa momente më pas për shkak të plagëve të marra. Familjarët e viktimës, këtë të hënë erdhën pranë vendit të ngjarjes ku vendosën edhe njoftimin për vdekjen e Edmir Begut, por refuzuan që të shpreheshin në kamera dhe jashtë saj, për ngjarjen e rëndë. Edmir Begu, njihej ndryshe me emrin Jetmir Begu. Ai po ashtu ka mbajtur edhe emrin Ilir Kuçi. 38- vjeçari Begu, sipas informacioneve që Top Channel ka siguruar, dyshohet se është ekzekutuar për prishje të pazareve të drogës. Ai kishte pasur disa lëvizje drejt shtetit fqinj, Italisë, për të cilën prokuroria pritet të nis hetimet. Pista kryesore është që Jetmir apo Edmir Begu, është vrarë për çështje droge në vendin tonë, por hetimet, pritet të hedhin më shumë dritë. Banorë të lagjës 16 në Durrës, tregojnë për të shtënat me breshëri që dëgjuan. Fillimisht policia e Durrësit raportoi se viktima ishte plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit, por më pas u mësua se ishte një atentat i mirëfilltë për të vrarë Begun. Grupi hetimor ka marrë në pyetje disa persona të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06