Aksident tragjik në ‘rrugën e vdekjes’ Fushë Krujë-Laç, humb jetën një person dhe 2 të plagosur
24/01/2021 10:47

Krujë – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. Sipas policisë për këtë aksident është arrestuar në flagrancë D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has. Aksidenti ka ndodhur në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Shpesh herë aksi rrugor Fushë Krujë-Laç është konsideruar edhe si ‘rruga e vdekjes’ për shkak të aksidenteve të shpeshta që ndodhin në këtë rrugë ku shumë prej tyre kanë rezultuar fatale. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06