Shkuan në Francë për të punuar, por pretendojnë se u kthyen pa marrë shpërblimin për punën e bërë.Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti denoncimi i një familjeje shqiptare, e cila tregon se ka punuar në Francë dhe se një person që i kishte marrë në punë nuk u ka dhënë pagesat e plota që u detyrohen. Sipas familjarëve, shuma që pretendojnë se nuk kanë marrë arrin në 13.300 euro. Ata tregojnë për muajt e punës, premtimet e pambajtura dhe përpjekjet e tyre për të marrë hakun e punës.