11:40
I dënuar me 18 vite burg për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.