Tashmë ka një datë dhe një stadium ku do të luhet ndeshja e playoffit për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.

Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur se kjo sfidë do të luhet në 28 maj në orën 15:00 në ‘Egnatia Arena’ të Rrogozhinës.

Është kjo një ndeshje që do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se pas playoutit, ishte skuadra e Bylis B ajo që u ngjit në Kategorinë e Parë. Por në këtë kategori zbriti nga Superiorja edhe skuadra e parë e Bylisit dhe sipas rregullores këto dy ekipe nuk mund të luajnë bashkë në një kompeticion kështy që Bylis B u kthye sërish në Kategorinë e Dytë

Duke qenë se rregullorja e FSHF nuk e specifikon skuadrën që merr vendin vakant në raste të tilla, Komiteti Ekzekutiv i saj vendosi zhvillimin e një ndeshjeje playoffi mes Kukësit dhe Butrintit

Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.

Top Channel