Besa-Pogradeci ishte ndeshja më e rendësishme e kësaj fundjave në Kategorinë e Parë. Skuadra kavajase mori maksimumin duke e fituar këtë përballje me rezultatin 3-2 një sukses që i jep mundësinë asaj që të marrë edhe kreun e klasifikimit.

Besa e nisi mjaft mirë takimin teksa mori avantazhin me Prengaj që në minutën e pare me kavajasit që arritën të mbyllin pjesën e parë pikërisht me rezultatin 1-0 në favorin e tyre. Në pjesën e dytë u shënuan 4 golat e tjerë të takimit me Besën që shënoi edhe Ruzgis e Zekollin për të cuar shifrat në 3-0. Gjithçka u duk e zgjidhur por Pogradeci ua komplikoi gjërat kavajasve duke shënuar  me Balliun dhe Chinëendu në minutat e fundit për të çuar rezultatin në 3-2, me Besën që diti ta ruajë të në minutat e mbetura

Fitore shënoi edhe Bylis që mundi në transfertë Burrelin me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Do Carmo Vieira dhe Hodo, ndërsa në Krujë Kastrioti mposhti Korabin 2-0, një fitore që erdhi vetëm në minutat e fundit me gola të shënuar nga Sulaj dhe Farruku. Pas dy barazimeve radhazi, Oriku u kthye te disfatat teksa në shtëpi u mposht nga Besëlidhja 1-0 ku për lezhjanët fatin e sfidës e vendosi Alidema

REZULTATET

Besa-Pogradeci 3-2

Kastrioti-Korabi  2-0

Oriku-Besëlidhja 0-1

Top Channel