Iliria nuk ndalet, përmbys Sopotin në Librazhd dhe merr sërish kreun e renditjes
Flamurtari ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e fundit të Kategorisë së Parë, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Kukësin dhe duke u rikthyer mes skuadrave që pretendojnë ngjitjen direkte në elitën e futbollit shqiptar.
Përballja mes dy ekipeve ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, pavarësisht kushteve të vështira të fushës për shkak të reshjeve të shiut. Kur dukej se takimi po shkonte drejt një barazimi, vlonjatët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 79-të me anë të Keneth.
Goli i parë nuk ishte i vetmi moment vendimtar për Flamurtarin, pasi në minutën e parë shtesë Migone realizoi një gol spektakolar nga mesi i fushës, duke vulosur fitoren 2-0 dhe duke ndezur festën e vendasve.
Ky sukses i jep një shtysë të rëndësishme Flamurtarit në renditje, duke e afruar sërish me zonën e skuadrave që synojnë dy vendet e para dhe ngjitjen pa kaluar nga faza e play-off.
Në krahun tjetër, Kukësi pëson një humbje pas një serie prej tri fitoresh radhazi, duke ndërprerë ecurinë pozitive që kishte ndërtuar në javët e fundit të kampionatit.
Flamurtari 2-0 Kukësi
79′ Keneth, 90’+1′ Migone
Top Channel