Premier league/ Chelsea e pëson keq në Stamford Bridge, Leeds e shkatërron me poker golash
Paris Saint Germain është në ankth për Desire Doue. Sulmuesi francez u detyrua të lërë fushën e lojës me barrelë gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Nice në Ligue 1 për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju që pati një ndrydhje jonatyrale.
Futbollisti e pësoi dëmtimin në minutën e 44 pasi shënoi golin që që i dha avantazhin 2-1 skuadrës pariziene. Ishte ky një lajm i keq për trajnerin Luis Enrique që pasi humbi Khvicha Kvaratskhelia edhe ky për shkak të një dëmtimi në gju, tani rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë edhe Doue.
Gjithsesi, do të jenë ekzaminimet mjekësore ato që do të qartësojnë shkallën e dëmtimit të futbollistit e sidomos kohën e rikuperimit të tij.
Sa për kronikë, PSG e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2 ku përveç Doue shënuan edhe Mayulu e Ferran Torres, ndërkohë që për Nice golat u shënuan nga Amoura dhe Abdi.
Top Channel